Kocijancic: Murit do t’i vendosen shkallët

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijancic, ka thënë se muri që u ndërtua në Urën e Ibrit në Mitrovicë, do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka thënë ajo, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Ndër të tjerash, Kocijancic ka shtuar se Bashkimi Europian, do të monitorojë me kujdes zbatimin e kësaj marrëveshjeje. /Lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...