Koalicioni mes kushteve të VV-së dhe Listës Serbe

PUBLIKUAR

1

Kriteret e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkon t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë sipas një mënyre tjetër, dërgimi në komisionin e Venedikut marrëveshjet e arritura deri më tani dhe ndalimi i privatizimit të Postës, Trepçës po dalin të jenë kritere të forta për bllokun. Por pa kritere nuk është as Lista Serbe.
Kjo listë kërkon që të ndalet privatizimi në hapësirat ku jetojnë serbët, si dhe krijimi sa më i shpejtë i Asociacionit të Komunave Serbe. Mirëpo, zyrtarët e bllokut janë optimistë se këto kritere do të kalohen në saje të bisedimeve dhe angazhimeve të ardhshme. Agim Veliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kushtet e Listës Serbe, i quan gjëra që bëhen për konsum ditor. Dhe ai beson që nuk ka aso kushtëzimesh të cilat do të mund ta pengonin procesin.

“Ne jemi duke biseduar për të krijuar Qeverinë dhe besoj se do të gjejmë mirëkuptim. Mendoj se kushtet e Listës Serbe janë gjëra që bëhen për konsum ditor. Dhe në fund të fundit, këto kushtëzime do t’i largojmë dhe nuk e besoj që ka aso kushtëzimesh të forta të cilat do të pengonin futjen në koalicion me bllokun”, ka thënë Veliu…(Tribuna).

 

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...