Koalicioni LDK-AAK-Nisma do t`i ç`rehatoj të rehatuarit e PDK-së

PUBLIKUAR

koalicioni-ldk-aak-nisma-do-t-i-ccedil-rehatoj-t-euml-rehatuarit-e-pdk-s-euml_hd

Tetë ministra të qeverisë në largim, disa zëvendëskryeministra si dhe vet kryeministri në largim Hashim Thaçi janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës pasi në të njëjtën kohë po ushtrojnë funksione ekzekutive dhe e kanë të verifikuar mandatin e deputetit.

Qeveria në largim e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës po e ka të vështirë të pajtohet me faktin se është qeveri në largim dhe se nuk ka të drejtë të marr vendime të rëndësishme ekzekutive.

Pavarësisht se u është konfirmuar mandati i deputetit, kryetarit të PDK-së Hashim Thaçit dhe tetë ministrave në detyrë nuk po iu bëhet vonë për të marrë vendime në qeverinë e Kosovës.

Kështu, ata po thyejnë nenin 72 të Kushtetutës në bazë të së cilit nuk ekziston baza juridike që në të njëjtën kohë dikush që i është verifikuar mandati i deputetit të udhëheqë me ekzekutivin ose të ushtroj poste ekzekutive.

Nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup, emërimi i ish-deputetit Ramiz Lladrovci në postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri dhe “rehatimi” i shumë figurave kyçe të PDK-së nëpër poste të ndryshme jashtë dhe brenda vendit, janë vetëm disa nga vendimet që i mori qeveria Thaçi pas përfundimit të mandatit të saj. /Bota Sot/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...