Koalicionet parazgjedhore, të pakoordinuara

PUBLIKUAR

Partitë politike të cilat kanë lidhur koalicione parazgjedhore mes vete po vazhdojnë të mbajnë takime e të japin premtime në mënyrë të pakoordinuar.

 

Përderisa kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës premtoi liberalizimin brenda tre muajve, partneri më i madh i koalicionit (PDK) ka qëndruar i heshtur në këtë drejtim, duke mos u rreshtuar krah këtij zotimi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

E përderisa lideri i këtij subjekti, Kadri Veseli, vazhdoi të japë premtime të tjera për rritje të pagave e pensioneve, ai i Nismës, Fatmir Limaj (partnerit tjetër), u zotua për investime qindra-mijëshe në sektorin e bujqësisë.

Nga ana tjetër edhe liderët e partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa kanë dhënë premtime individualisht, me ç’rast lideri i LDK-së ka premtuar rritjen e buxhetit në 5 miliardë euro, e ai i AKR-së rritje ekonomike prej 8%, shkruan tutje “Zëri”.

Analistët politikë konsiderojnë se koalicionet parazgjedhore janë paraqitur tërësisht të pakoordinuara, megjithatë sipas tyre koalicioni PAN mban primatin në këtë drejtim.

Kurse, vlerësojnë se pjesa dërrmuese e partive kanë dhënë premtime, duke mos bërë të qartë se si do t’i realizojnë ato.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...