KMDLNj’ja kërkon sqarim për rebelimin e të rinjve në qendrën korrektuese në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Të shtunën në Qendrën Korrektuese në Lipjan, disa të mitur i kanë vënë zjarrin njërit prej pavioneve. Pas këtij rasti ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke thënë se të miturit e privuar nga liria janë komunitet shumë i ndjeshëm dhe shumë i cenueshëm i cili kërkon dhe meriton kujdes dhe trajtim të veçantë në përputhje me moshën

KMDLNj’ja thotë se në bazë të monitorimit nga ana e tyre po del se nuk ka program të duhur për trajtim, rehabilitim dhe risocializimin e personave të mitur të privuar nga liria.

“Sipas informatave të KMDLNj –së , disa të dënuar për vepra penale dhe atyre që iu është shqiptuar masa edukative e që janë të mitur , përsëri i kanë futur flakën njërës prej dhomave ku janë duke qëndruar e që paraprakisht kanë kaluar në një dhomë tjetër. KMDLNJ –ë ka kontaktuar drejtorin e QKMF në Lipjan nga i cili është informuar se për fat të mirë , përveç dëmeve materiale , nuk ka të lënduar as në mesin e të miturve e as në mesin e stafit korrektues. Nga përvoja monitoruese e KMDLNj –së del se nuk ka një program të duhur për trajtimin , rehabilitimin dhe risocializimin e personave të mitur të privuar nga liria”, thuhet në reagim.

KMDLNj’ja gjithashtu thotë se përkundër përpjekjeve dhe vullnetit të treguar nga stafi korrektues QKMP në Lipjan, nuk janë të profilizuar dhe profesionalizuar për të punuar me të mitur.

“Është fakt i pamohueshëm se stafi aktual korrektues në QKMF në Lipjan , përkundër përpjekjeve dhe vullnetit të treguar si dhe tolerancës që e kanë dëshmuar shumë herë , nuk janë të profilizuar dhe profesionalizuar për të punuar me të mitur , sikur që veprohet në shtetet tjera . Programi për risocializim që zbatohet për të gjithë personat e privuar nga liria nuk mund të zbatohet te komuniteti i të miturve të privuar nga liria prandaj edhe kemi dështime në procesin e risocializimit të tyre , të riintegrimit në shoqëri dhe uljen e shkallës së përsëritjes së veprës – recidivizmit”, theksohet në komunikatë.

po ashtu, KMDLNj’ja ka kërkuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës që në bashkëpunim me Akademinë për Siguri në Vushtrri të pranojë një numër të oficerëve korrektues që do të shkolloheshin për punë vetëm për të mitur dhe gra të cilët pastaj do të kalonin një kohë në njërën nga Qendrat Korrektuese për të Mitur dhe Femra në shtetet europiane apo SHBA. Kjo kërkesë sipas tyre vjen për të përvetësuar shkathtësitë profesionale për të punuar me të mitur dhe gra.

“Qendrës Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan duhet t’i ndërrohet destinimi ; ose të bëhet Qendër vetëm për femra dhe këtë propozim fuqishëm e përkrahë KMDLNj –ë , ose do të bëhej qendër vetëm për të mitur të privuar nga liria e këtë fuqishëm e kundërshton KMDLNj’ja”, theksohet në komunikatë./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...