KMDLNJ dënon sulmin me armë zjarri ndaj familjes Barani në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Qendra Rajonale në Mitrovicë, e ka dënuar rastin e sulmit më armë që ka ndodhur një ditë më parë në familjen e vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovcë, ku Ekremi ka marrë plagë në kokë.

“Dje, më 27.X.2016, rreth orë 14:00, në lagjen Kroi i Vitakut pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, bandit kriminele çetnike serbe shkrehën armë zjarri prej kah breshëri plumbash goditën disa shtëpi në lagjen Qendra 1 në Mitrovicë. Më këtë rast disa plumba qëlluan në ballkone, shtëpi dhe oborre të vëllezërve Emin, Esat dhe Ekrem Barani, një plumb e qëllon në kokë Ekrem (Halim) Barani (56 vjeç), baba i katër fëmijëve, i cili që i shtyrë të kërkoi ndihmën e mjekut, ndihmë kjo që iu dha në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së.

KMDLNJ kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës, policia e EULEX-it, karabinierët italianë, të cilët vazhdimisht kujdestarojnë matanë urës kryesore të lumit Ibër, përkatësisht shumë afër lagjes, prej nga erdhën plumbat dhe nga paqeruajtësit, të cilët janë të thirrur për siguri të qytetarëve, që sa më pare t’i kapin akteret dhe t’i nxjerrin para drejtësisë në mënyrë që t’iu ipet dënimi i merituar.

“Duhet të ceket se jo rrallë në pjesën e okupuar të Mitrovicës, natën ditën dhe në çdo kohë dëgjohen të shtëna nga armë të ndryshme automatike dhe jo rrallë plumbat godasin çatitë e shtëpive të lagjrve Ilirida, Qendra 1 etj.”, thekson KMDLNJ.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...