Klubi i njohur turk e do Mërgim Berishën

PUBLIKUAR

Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Salzburgut, ndërsa interesim për të ka shfaqur klubi turk, Trabzonspor

Paraqitjet solide të këtij sezoni kanë bërë që Mërgim Berisha të fillojë të bëhet objektiv i klubeve evropiane, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, ylli i ri kosovar po shkëlqen në fanellën e Red Bull Salzburgut, me të cilin i ka realizuar 7 gola në 10 ndeshje këtë sezon.

Ai madje ishte protagonist i ekipit austriak edhe në Ligën e Kampionëve, duke i shënuar gol edhe kampionit aktual evropian, Bayern Munich.

Tash, mediat turke shkruajnë se interesim për 22 vjeçarin ka shfaqur Trabzonspori.

Klubi turk synon ta transferojë sulmuesin e rrezikshëm qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mbetet të shihet nëse Berisha do të jetë i gatshëm për ta vazhduar karrierën në Superligën turke.

Ndërkohë, spekulohet se gjatë verës ai mund të përfundojë në Bundesligën gjermane.

Sa i përket ekipit kombëtar, Berisha nuk ka vendosur ende.

Aktualisht, ai është pjesë e Kombëtares U-21 të Gjermanisë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...