Klubet turke e duan Muriqin

PUBLIKUAR

Sulmuesi kosovar pritet të largohet gjatë verës nga Lazio, mund të rikthehet në Superligën turke

Vedat Muriqi nuk ka arritur të lërë gjurmë në futbollin italian.

Sulmuesi kosovar ka përfunduar shpesh në bankinë tek Lazio, por edhe atëherë kur i është dhënë rasti nuk e ka treguar veten.

Për këtë arsye, mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi kosovar mund të largohet nga kryeqyteti italian në fund të sezonit.

Dhe, për 27 vjeçarin spekulohet se mund të rikthehet në futbollin turk, shkruan Gazeta Express.

Prizrenasi luajti me sukses në Rizespor dhe Fenerbahçe para se të përfundonte në Serie A.

Mediat turke raportojnë se dëshira e futbollistit është të rikthehet tek Fenerbahçe.

Mirëpo, në garë për sulmuesin shtatlartë është futur edhe klubi tjetër nga Stambolli, Besiktas.

Ky klub e ka bërë gati një ofertë, me të cilën do të mundohet ta bind Lazion që t’ia shesë futbollistin e padobishëm.

Por, pasi çmimi i kartonit të lojtarit është i shtrenjtë, Besiktasi po e mendon edhe planin për huazimin e tij.

Deri në fund të sezonit aktual kanë mbetur edhe pak javë.

Më pas do të zbulohet përfundimisht e ardhmja e Vedat Muriqit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...