Klopp reagon pas veprimit të Sadio Mane

PUBLIKUAR

Klopp insiston se nuk ka asnjw problem me Manen.

Redsat me të vërtetë janë duke kaluar nëpër një sezon të vështirë, pasi nuk renditen mirë në Premierligë dhe rrezikojnë të kthehen disa vite pas, duke mbetur pa Champions.

 

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe harmonia në skuadër nuk duket e mirë.

Të paktën kështu lënë të kuptohet imazhet e mbrëmshme, ku Sadio Mane e injoroi Jurgen Kloppin në fund të takimit.

Ai ishte i nervozuar me faktin që u la në stol dhe hyri në lojë vetëm në minutën e 74’ dhe nuk ia zgjati dorën Kloppit.

“Jo nuk ka asnjë problem”, tha Klopp për BBC Sport . “Dje kam marrë vendimin vonë për të startuar me Diogo Jota. Unë zakonisht ua shpjegoj atë (lojtarëve), por nuk kishte kohë për këtë. Gjithçka është në rregull”.

“Unë i ndryshova gjërat shumë vonë gjatë trajnimit. Djemtë e mi janë mësuar që t’ua shpjegojë por unë s’e bëra. S’kisha shumë kohë, harrova. Kjo është gjithçka. Gjithçka është në rregull”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...