Jurgen Klopp ka këmbëngulur se nuk është i interesuar ta zëvendësojë Joachim Lowin në postin e trajnerit të Kombëtares së Gjermanisë, por e pranon se do ta shqyrtonte mundësinë pasi t’i vijë fundi kohës së tij me Liverpoolin.
Ka pasur thashetheme në javën e fundit se Low do ta shkarkohet pas një ecurie të rezultateve të dobët, e cila kulmoi me disfatën turpëruese 6:0 kundër Spanjës në Ligën e Kombeve javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Klopp, natyrisht, do të ishte zgjedhja e publikut për ta marrë drejtimin e Gjermanisë, por 53-vjeçari vazhdimisht e ka hedhur poshtë këtë mundësi.
I pyetur përsëri nëse do ta shqyrtonte mundësinë, shefi i të kuqve dha përgjigje diplomatike.
“Uau, mendoj se kjo është njëra prej pyetjeve që i jam përgjigjur më së shumti në jetë”, tha Klopp.
“Në të ardhmen, ndoshta. Tani? Jo. Nuk kam kohë, sepse e kam një punë; një punë shumë intensive të jem i sinqertë”, shtoi ai.


