Klopp i “frikësohet” Viniciusit: Më ka impresionuar

PUBLIKUAR

Natën më të mirë me fanellën e Real Madridit, Vinicius Junior e ka zhvilluar javën e kaluar, duke bërë paraqitje mbresëlënëse kundër Liverpoolit, ku shënoi dy gola dhe Reali fitoi 3-1.

Paraqitja e mirë e Vini Jr nuk ka mbetur pa u vërejtur nga trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp.

Ai beson se Vinicius është një talent i jashtëzakonshëm, i cili pa asnjë dyshim, do të jetë rrezik për Liverpoolin edhe të mërkurën mbrëma në “Anfield”.

“Dihet përse e ka blerë Reali. Më ka impresionuar, jo befasuar, por impresionuar,. Është një talent i jashtëzakonshëm”, u shpreh Jurgen Klopp. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...