Klitschko paraqitet nga Ukraina: Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë

PUBLIKUAR

Vitali Klitschko ka reaguar pas fillimit të sulmeve ushtarake ruse ndaj vendit të tij.

 

Ish-boksieri ukrainas, i cili i është bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të vendit, ka dhënë fjalë të mëdha dhe motivuese për bashkëkombësit e tij përmes një video-incizimi.

“Kievi nën ligjin ushtarak – selia operacionale e kryeqytetit ka shpallur një sërë vendimesh në lidhje me agresionin”, ka shkruar Klitschko.

 

 

Më pas, ai flet edhe për veprimet që do të ndërmerren, ndërsa është shprehur i gatshëm të jam gjithçka për vendin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Ndër të tjera, vëllai i madh Klitschko kërkon edhe mbështetje.

“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht që njerëzit janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksione vërtet të dhimbshme kundër Rusisë menjëherë”, thotë Klitschko.

Edhe vëllai i tij, Wladimit Klitschko, i është bashkuar ushtrisë në luftë për ta mbrojtur vendin e tij nga agresori rus. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...