Klitschko: Ne po e mbrojmë qytetin tonë, rusët po mundohen të na shkatërrojnë

PUBLIKUAR

Vitali Klitschko vazhdon të bëjë postime në rrjetet sociale teksa gjendet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në të cilin po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet ukrainasve dhe rusëve.

Kryebashkiaku i Kievit, ish-kampion botëror thotë se ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre me krenari dhe me plot sakrifica ndaj agresionit rus, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne po e mbrojmë qytetin tonë. Ata po mundohen ta shkatërrojnë Kievin dhe vendin tonë. Ne duhet të durojmë. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar Klitschko në “Twitter”.

Ai, së bashku me vëllain e tij, Wladimir, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

Luftimet në Kiev kanë filluar qysh dje pasi ushtrua ruse e rrethoi kryeqytetin ukrainas.

Popullata është furnizuar me armatim për t’ju kundërvënë agresorit rus. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...