Klipi i ri i Rita Orës, në vendin e pestë në Amerikë

PUBLIKUAR

00_12_14081982111198849792
Rita Ora është duke e shënuar një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e saj dhe të depërtimit në tregun amerikan të muzikës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka lansuar ditë më parë videoklipin e këngës “Black Widow” në bashkëpunim me reperin australiane Iggy Azalea.

Ky bashkëpunim u mendua të jetë ideal për Ritën që të depërtojë në tregun amerikan, dhe duket se ashtu edhe ndodhi.

Këngëtarja ka festuar faktin se dy ditë pas publikimit të klipit ka arritur të ngjitet në vendin e pestë të këngëve më të shitura në iTunes në Amerikë.

Ky është suksesi më i madh deri tani në karrierë i Ritës, e që i ka hapur rrugë suksesit me albumin e saj të dytë, i cili do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Nisin xhirimet e filmit të parë horror në Kosovë

Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, i zhanrit horror, po xhirohet në Kosovë dhe synon të...

Përplasje mes Nedës dhe Rozanës pas pyetjes për mbiemrin e ish-bashkëshortit: “Ka mbaruar Big-u”

Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” për...

‘Sot kalova një sfidë tjetër’, Anisa shfaqet nga spitali

Këngëtarja dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë një...