Klauzola e Valverdes, 1 miliard euro

PUBLIKUAR

Mesfushori uruguaian e ka vazhduar kontratën me Real Madridin, i cili e ka “blinduar” atë pasi e sheh të ardhme të ekipit

Federico Valverde e ka vazhduar kontratën me Real Madridin. Dhe, “Los Blancos” e kanë “blinduar” yllin uruguaian me një klauzolë marramendëse. Në fakt, kjo klauzolë e shkëputjes së kontratës është vendosur hiç më pak se 1 miliard euro.

Lajmin e ka bërë të ditur “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”. 23 vjeçari i ka kaluar gjashtë sezone të karrierës së tij në Real. Ai ishte marrë në vitin 2016 nga klubi uruguaian, Penarol.

Valverde tash është bërë lojtar i rëndësishëm i “Mbretërve” dhe e ardhmja e tij do të jetë në “Santiago Bernabeu”. Në bazë të klauzolës së lartë, asnjë klub nuk do të mundë ta blejë përfaqësuesin uruguaian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...