Kjo kompani italiane kërkon punëtorë, rroga 1600 euro

PUBLIKUAR

Pavarësisht se shumica e vendeve evropiane ankohen për shkak të papunësisë, një kompani në shtetin italian duket se po përballet me të kundërtën e kësaj.

Ndërmarrja publike ka njoftuar prej kohësh se kërkon 70 punonjësit, për pozicionet si inxhinierë mekanikë projektues, punëtorë për punë mekanike në zdrukthëtari, në kontrollin e cilësisë së produktit etj. Por “Antonio Carraro”, një kompani e specializuar për ndërtimin e traktorëve për bujqësi në zonën e Padovas, po bën 6 muaj që nuk arrin të plotësojë vendet vakante.

“La Repubblica” raporton se kompania në fjalë është një nga tre kompanitë më të mëdha të Venetos me pagat mesatare më të lartat. Në njoftimin e saj, Liliana Carraro, përgjegjëse e marrëdhënieve me jashtë, shprehet se: Minimumi i rrogës që ofrojmë është 1590 euro.

Kemi bërë investime teknologjike të nivelit të lartë që kanë kushtuar 10 milionë euro. Po ndjekim një model fabrike digjitale ku gjithçka është e lidhur dhe nuk nevojiten më punëtorë për zinxhirin e montimit sikurse ka qenë dikur por nevojiten punonjës që janë në gjendje të përdorin dhe të menaxhojnë këtë proces.

Tekniku nuk ka nevojë më të bëjë pis duart sepse nuk është në shërbim të makinerisë por është makineria në shërbim të tij”.

Ata shpjegojnë se arsyeja e mosaplikimit për punë në këtë kompani, është se të rinjtë italianë kanë një ide të gabuar se çfarë do të thotë të punosh në një kompani metal-mekanike.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...