Kjo i ndodhi qenit që mbyti nënën kosovare bashkë me të birin

PUBLIKUAR

Qeni hibrid i racës staffordshire terrier, i cili në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir shqiptarë, tashmë është eutanizuar

Qeni luftarak me nofkën Chico, i cili nga fillimi i muajit prill të këtij viti, në Hannover të Gjermanisë mbyti nënë e bir, është eutanizuar (vdekje e lehtë). Sipas një artikulli të publikuar në “Bild”, procedura në fjalë është kryer pas një hetimi në klinikën veterinere të Universitetit të Hannoverit, gjatë ditës së hënë, përcjell Albinfo.ch.

Para një jave, shoqata për mbrojtjen e kafshëve në Hannover kishte paralajmëruar se Chico do të jetojë edhe më tej dhe nuk do të vritet. Rreth 230 000 persona e kanë nënshkruar një peticion kundër vrasjes së qenit.

Qyteti i Hannoverit e pranoi se gjatë kësaj kohe kishte ndodhur një lëshim, pasi autoriteteve që në vitin 2011 u kishte rënë në sy se qeni duhej të kontrollohej, por një kontroll i tillë asnjëherë nuk është realizuar.
Qeni me ngjyrë kafe, nuk kishte pasur asnjëherë reputacion të mirë tek fqinjët, pasi ishte vlerësuar si agresiv.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...