Kjo gjyshe përjetoi tmerrin, i vranë dy nipat para syve të saj (Video,+16)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Një nënë ka përjetuar tmerrin gjatë ditës së enjte në Chicago, pasi që ka parë me sytë e saj momentin kur nga të shtënat me armë janë vrarë dy djemtë e saj dhe tre të tjerë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të cilën policia e ka përshkruar si hakmarrje të grupeve, të shtëna këto të ndodhura në një restorant ku ajo punonte.

Bëhet e ditur se ka qenë një person i armatosur i cili ka hapur zjarr i vetëm, pak para orës 16:00 sipas kohës lokale, në një restorant në afërsi të South Shore, duke vrarë Dillon dhe Raheem Jackson të cilët u gjetën jashtë vendit të krimit, në momentin që policia kishte ardhur në vendin e ngjarjes.

“Unë nuk mund të vazhdojë më, jeta ime ka marrë fund. Unë kam për… ta vrarë veten”, ka thënë nëna e tyre, duke qarë.

“Unë isha duke qëndruar këtu në dritare, ata i vranë para syve të mi”.

Dy burra të tjerë u gjetën të vdekur brenda në restorant, kanë thënë nga Departamenti i Policisë së Chicago, për mediat e huaja.

Deri më tani thuhet se nuk ka ndonjë të arrestuar.

Burrat ishin në mesin e nëntë njerëzve të vrarë në anën jugore të qytetit të enjten, duke përfshirë një grua shtatzënë e cila u gjet e vdekur pasdite në banesën e saj rreth një milje nga restoranti.

Gjithsesi këto vrasje thuhet se nuk kanë asgjë të bëjnë me vrasjet në restorant. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...