Kjo është vetura që i është premtuar Trumpit, nëse arrin të bëhet president i SHBA-së (Foto)

PUBLIKUAR

Edward Orlow, themelues i kompanisë “Devolro”, para disa ditësh kishte premtuar se do t’i dhurojë Donald Trumpit një veturë luksoze SUV “Diablo”, nëse miliarderi bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Orlov me prejardhje nga Rusia, kishte shkuar në Amerikë kur ishte vetëm 10 vjeç, kurse sot gëzon epitetin e njëri prej njerëzve që modifikon më së miri veturat luksoze, transmeton Telegrafi.

2

Çmimi fillestar i modelit “Djallit” është plotë 199 mijë dollarë, kurse kjo veturë është e bazuar në “Toyota Tundra” me tërheqje 4×4 dhe me një motor gjigant prej 5.7 litrave V8, që në total prodhon 530 kuaj fuqi (maksimalisht 600).

“Diablo” është një prej veturave që sigurisht se do ta zgjidhnit po ta kuptonit se fundi i botës po afrohet. Karroceria është maksimalisht e përforcuar, derisa “Diablo” për dallim nga “Toyota Tundra” është më i ngritur nga asfalti për plotë 7 inç. Ndërkaq, rezervuari i kësaj “bishe” arrin të zë 173 litra.

3

Orlov para se të merrej me biznesin e modifikimit të veturave SUV, kishte punuar si shofer kamioni. Ai karrierën e tij e filloi në Miami, derisa ka zyra edhe në Gjermani, Mongoli, Ukrainë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe natyrisht në Rusi.

Kompania “Devolro” ofron shtatë versione të ndryshme të veturave të bazuara në “Toyota Tundra”, kurse më i shtrenjti është versioni “Interceptor” që çmimin fillestar e ka 260 mijë dollarë

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...