Kjo është super vetura McLaren Arthur

PUBLIKUAR

Arthur është modeli i parë me të vërtetë i ri që nga premiera e MP4-12C që ndodhi gati 10 vjet më parë, dhe me të vërtetë erdhi nga e para.

McLaren ka përdorur shasinë MonoCell deri më tani, por për modelin Arthur nuk funksionoi, “trupi” i tij është bërë nga fibra karboni dhe do të jetë baza për shumë modele të ardhshme të kësaj kompanie të famshme.McLaren Arthur ka një motor hibrid, dhe sa i përket motorit, ai është ​bi-turbo V6 2.9 litra që mund të japë 577 kuaj fuqi. Duke peshuar 160 kg, njësia e re është 50 kg më e lehtë se V8 e përdorur deri më tani, më e shkurtër dhe më kompakte në ndërtim, duke e bërë më të lehtë përshtatjen përpara boshtit të pasmë, transmeton Telegrafi.

Për më tepër, McLaren Artura është një hibrid plug-in, kështu që një bateri me një kapacitet të përdorshëm prej 7.4 kW në një prizë shtëpie mund të karikohet në dy orë e gjysmë.

Çmimi i kësaj makinë është rreth 225,000 dollarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...