Kjo është shoqëria servile e Vetëvendosjes (Dokument)

PUBLIKUAR

Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi, që në publik prezantohen si përfaqësuese të shoqërisë civile, janë vënë tërësisht në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ato sot në sekretarinë e Kuvendit të Kosovës e kishin dërguar një kërkesë për shpërndarjen e shkresave deputetëve, peticionin e tyre për seancë të jashtëzakonshme, por siç edhe u debatua në seancë për rastin e tyre, ato kishin hezituar të nënshkruhen dhe të identifikohen.

Pas ngritjes së kësaj çështje nga kryeparlamentari Veseli në seancë, ku hovshëm reagoj Donika Kadaj-Bujupi në mbrojtje të tyre, u krijua edhe një moment aq sa është qesharak, është edhe real, sepse u dekonspirua koordinimi i këtyre organizatave joqeveritare me Lëvizjen Vetëvendosje.

Veseli, ndër të tjera, e pyeti deputeten e Vetëvendosjes, Donika Kada-Bujupaj, se ku po e dinë ti këtë çështje?

Hiç më larg se 20 minuta pas këtij debati, kjo shoqëri civile e Vetëvendosjes, e ka dërguar sërish letrën e njëjtë në sekretarinë e Kuvendit të Kosovës, me nënshkrimet e tyre, kurse pak minuta pas dorëzimit, mori fjalën në Kuvend, deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Abulena Haxhiu, e cila kërkoj që këto shkresa t’u shpërndahen deputetëve.

Lajmi.net ka siguruar dy letrat që këta pjesëtarë të shoqërisë civile i kanë dorëzuar gjatë mbajtjes së seancës së sotme.

Ky grup i njerëzve të shoqërisë civile ka kohë që tërësisht është vënë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e shoqërisë civile aktivitetet politike në përkrahje të subjekteve politike janë të ndaluara. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Pesë gratë më të votuara nga partitë kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Numërohen rreth 64% e votave, ja kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka përpunuar rreth 64 për qind të votave për...

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...