Kjo është renditja e partive politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme (Foto)

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017.

 

Pas tërheqjes së shortit Partia Demokratike të Kosovës-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma për Kosovën janë të renditura në numrin 12 në fletëvotim.

Koalicioni, Lidhja Demokratike e Kosovës-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Alternativa kanë numrin 16, raporton Telegrafi.

Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 35 në fletëvotim.

Partia Fjala në fletëvotim ka numrin 29.

Lista serbe ka numrin 22 në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkaq, ‘Progresivna Demokratska Stranka’ ka numrin 18; ‘Jedinstvena Goranska Partia’ 11; Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës 19; Partia Liberale Egjiptiane 24; ‘Napredna Snaga Kosova’ 23; Partia rome e bashkuar e Kosovës 36; ‘Kosova turk adalet partisi’ 33; Partia demokratike turke e Kosovës 26; Partia e ashkalive për integrim 13; Partia demokratike e Unitetit 28; Iniciativa e re demokratike e Kosovës 20; ‘Partia kosovski srba gradjanska  inicijativa’ 27; ‘G.I za prosperitet Kosova’ 31; ‘G  I euromendje alternative’14 dhe ‘Pokret za Gora’ 17. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...