Kjo është receta e shumë kërkuar për çokollatë Bounty!

PUBLIKUAR

Adhuruesit e kokosit mund të provojnë këtë recetë dhe do ngelen të kënaqur nga shija e saj.

Përbërësit:

▪ 200 g kokos
▪ 100 ml ajkë të ëmbël
▪ 70 g sheqer pluhur
▪ 70 g gjalpë
▪ 200 g çokollatë për zierje

Përgatitja:

1. Qiteni në një enë kokosin dhe sheqerin pluhur dhe përzieni. Në tenxhere ngroheni ajkën e ëmbël dhe gjalpin në zjarr të vogël, derisa gjalpi në tërësi të tretet.

2. Lëreni që përzierja të ftohet, pastaj derdheni sipër kokosit dhe sheqerit pluhur. Ngjisheni derisa të bëhet masë e fortë. Përbërjen e përgatitur mund ta formësoni në dy mënyra: mënyra e parë dhe më e lehtë është që të rrafshohet në tepsi, si për bajaderë.

3. Mënyra e dytë është që me duar të formoni shtanglat, të cilat i radhisni në folie alumini. Pa marrë parasysh se cilën mënyrë e keni zgjedhur, të lehtën apo të vështirën, është e nevojshme që përbërjen ta lini në frigorifer që të forcohet.

4. Mbi shtanglat e ftohura derdheni çokollatën e shkrirë, përkatësisht i fundosni në çokollatën e shkrirë dhe sërish i futni në frigorifer që të forcohen, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...