Nëna po më nxit që të vishem në mënyrë provokative !

PUBLIKUAR

ora2s1912

Është njëra ndër këngëtaret më të kërkuara për momentin nëpër botë e cila është me prejardhje shqiptare të cilës nëna e saj po i thotë që të zhvishet sa më shumë. Bëhet fjalë për këngëtaren Rita Ora e cila në një intervistë për revistën ‘Flare’ ka treguar se asaj i thotë nëna që më shumë të zbulohet sesa të mbulohet.

 

Këngëtarja kosovare, Rita Ora, e cila është e njohur për stilin e saj interesant të veshjes, ka zbuluar se nëna është ajo që i thotë më shumë të zbulohet sesa të mbulohet. Edhe pse zakonisht nënat nuk dëshirojnë që vajzat e tyre të jenë shumë të grimosura dhe të veshura në mënyrë provokative, kjo nuk vlen për nënën e Rita Orës.

“Kur vishem çmendurisht, nëna ime me thotë ‘kjo nuk vlen, hajde vish diçka me seksi dhe glamuroze”, ka thënë Rita për revistën “Flare”, ku ballina i është kushtuar asaj. Ndryshe Rita Ora nuk po e ka problem nga ndarja e ish të dashurit të saj Calvin Harris për shkak se ajo po shihet duke u kënaqur vazhdimisht.

SHIKO MË SHUMË

Nisin xhirimet e filmit të parë horror në Kosovë

Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, i zhanrit horror, po xhirohet në Kosovë dhe synon të...

Përplasje mes Nedës dhe Rozanës pas pyetjes për mbiemrin e ish-bashkëshortit: “Ka mbaruar Big-u”

Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” për...

‘Sot kalova një sfidë tjetër’, Anisa shfaqet nga spitali

Këngëtarja dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ndarë një...