Kim Kardashian mori rreze dielli pranë pishinës.
Kim Kardashian javët e fundit është bërë personazhi më i përfolur në botën e shoubizit, shkruan lajmi.net.
Ajo dhe partneri i saj, Kanye West, thuhet se janë drejt divorcit, madje kanë angazhuar edhe avokatë për këtë çështje.
Së fundi, Kim ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat shfaqet joshëse e veshur me bikini të zeza.

“Kjo është më shumë se jetë…kjo është parajsë”, shkruan ajo.
Kjo vjen pak ditë pas reklamimit të aromave të reja të parfumit “KKW Fragrance”, që del në treg për “Shën Valentin”.



