Kjo është karakteristika kryesore e njerëzve inteligjentë: Deri tani është konstatuar si një e metë!

PUBLIKUAR

Të jesh harrestar, në shumicën e rasteve, zakonisht shkon krah për krah me inteligjencën e zvogëluar. Mirëpo, shkencëtarët e thonë të kundërtën

Në situatat e përditshme njerëzit ankohen që shpesh harrojnë, dhe kjo mund të jetë goxha zhgënjyese.

Edhe pse trajtohet si karakteristikë e keqe, harresa në të vërtetë është shenjë inteligjence, konstatojnë shkencëtarët.

Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Torontos ka pohuar se kujtesa e fortë është një aset i mbivlerësuar, teksa harresa është atribut i inteligjentëve, transmeton Telegrafi.

Profesori Blake Richland, njëri nga autorët e studimit, tha se është e nevojshme që truri t’i harrojë disa detaje të vogla që do ju ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme.

Ai thotë se ky aspekt i harresës është ndoshta një përfitim për njerëzit, përpara se të jetë pengesë.

Profesori Richards dhe Paul Frankland propozuan se është mirë që memoria t’i limitojë gjërat e pa rëndësishme dhe të harrohen ato sepse duhet krijuar një dhomë për vendime më të rëndësishme në jetë.

Kësisoj, truri ynë harron detaje specifike në lidhje me një ngjarje të kaluar, por prapë kujton një fotografi më të madhe.

Studimi pretendon se harrimi i detajeve herë pas here është një shenjë e një sistemi të shëndetshëm të kujtesës, duke punuar pikërisht siç është menduar. 

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...