Kjo dietë mund të jetë më e mirë për trurin sesa ushtrimet fizike

PUBLIKUAR

Hulumtimet kanë zbuluar se dietat me pak yndyrë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit në vitet e vonshme të jetës dhe mënyra e tillë e të ushqyerit mund të jetë më efektive sesa ushtrimet fizike.

Dietat që kanë 40 për qind më pak kalori sesa sasia e rekomanduar e konsumimit besohet se e zvogëlon inflamacionin e qelizave të trurit dhe e mirëmban indin e trurit, transmeton Telegrafi.

Kjo është konstatuar falë hulumtimeve të kryera në Holandë, e të cilat janë publikuar në revistën prestigjioze ‘Frontiers in Molecular Neuroscience’.

Në veçanti shkencëtarët e kanë analizuar qelizën ‘Microglia’, e cila bën që organet të funksionojnë në mënyrë të duhur.

Dr. Bart Eggen, i cili e ka udhëhequr këtë studim, ka thënë:

“Obeziteti dhe plakja janë të përhapura gjithandej dhe po rriten anë e mbanë botës, por pasojat e sistemit nervor qendror nuk janë të njohura edhe aq mirë. Ne kemi parë se a ndikon kombinimi i ushtrimeve fizike me mënyrën e të ushqyerit në qelizën microglia”.

Sipas tij, plakja e microglias mund të parandalohej vetëm përmes ngrënies së dietave me pak yndyrë në kombinim me një sasi të kufizuar të kalorive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...