Kjaer kthehet në stërvitje me Milan

PUBLIKUAR

Simon Kjaer e ka festuar sot kthimin në stërvitje me Milan për herë të parë prej që u lëndua në ndeshjen kundër Celtic

Ai luajti vetëm 11 minuta në këtë ndeshje të Europa Ligë që u zhvillua më 3 dhjetor, pasi vuajti nga një dëmtim në muskuj.

Pas pushimit të Krishtlindjeve, kuqezinjtë janë kthyer në stërvitje sot dhe Kjaer ka bërë një stërvitje të plotë me të gjithë shokët e tij të skuadrës.

Kjo tregon që mbrojtësi pritet të luajë në ndeshjen e radhës së Serie A kundër Beneventos dhe Juventusit.

“Sa mirë që u ktheva në shtëpi – Milanello”, ka festuar këtë rkthim Kjaer me një postim në Instagram. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...