Kjaer: Danimarka ka synuar gjysmëfinalen, tani dëshiron më shumë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer ka thënë se qëllimi i Danimarkës ka qenë arritja në Wembley por ka pranuar se ai “do të gënjente nëse do të thoshte se kjo mjafton”.

Kapiteni ka impresionuar për Danimarkën këtë verë dhe ka folur për UEFA para ndeshjes me Anglinë në gjysmëfinale të Euro 2020. “Qëllimi i jonë ishte të shkojmë në Wembley”, tha Kjaer për UEFA.com. “Do të gënjeja anëse do të thosha se kjo është mjaftueshëm për ne sepse ne kemi arritur në gjysmëfinale. Tani po mendojmë për t’u rikuperuar, për shkak se pas katër dite ne do të kemi një ndeshje të rëndësishme për ta luajtur”.

“Ne kemi luftuar me thonjë dhe dhembë. Ne do të mund të luanin një ndeshje edhe më të mirë, sepse po lëmë kundërshtarët tonë ta marrin iniciativën, por fatmirësisht ne kemi arritur që të mbrohemi mirë”.

Danimarka u kualifikua në fazën e eliminimit direkt me vetëm një fitore kundër Rusisë në ndeshjen e fundit në grupe, para se të mposhtë Wales në 1/8-ën e finales dhe Republikën Çeke në çerekfinale. Ata do të luajnë kundër Anglisë në Wembley të mërkurën në gjysmëfinale. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...