“Kishte gjak kudo”: Policia jep detajet për të shtënat me tre të vdekur në një festë të Halloween në Kaliforni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Policia po kërkon ndihmën e publikut për të gjetur këdo që vrau tre persona dhe plagosi nëntë të tjerë të martën mbrëma, në një festë të mbushur me njerëz në Kaliforninë Jugore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, skena kaotike ishte rreth dy milje në lindje të qytetit të Long Beach.

Siç bëhet e ditur, një i armatosur ose disa të armatosur dyshohet të kenë qëlluar në drejtim të mysafirëve në një festë në një shtëpi, ka thënë Shefi i Policisë në Long Beach, Robert Luna.

Rreth 25 deri 30 njerëz ishin në festë, përfshirë disa që ishin me kostume, tha policia.

“Sot është një ditë tragjike dhe e tmerrshme në qytetin e Long Beach”, tha kryetari i bashkisë Robert Garcia të mërkurën. “Ky ishte një veprim i pakuptimtë i dhunës me armë”.

Nga 12 personat e qëlluar, tre burra vdiqën, shtatë gra dhe dy burra u plagosën. Viktimat ishin midis moshës 20 dhe 49 vjeç.

Luna tha se policia beson se viktimat punojnë së bashku ndërsa ata ishin nga qytete të tjera të zonës.

Ai ka shtuar se nuk beson se të shtënat kishin lidhje me bandat, por thotë se “mund të ketë qenë një sulm i synuar”.

Kështu, policia është në kërkim të një të dyshuari mashkull, i cili thuhet se kishte veshje të errëta, një automjet me ngjyrë të errët dhe e kishte fytyrën të fshehur.

Oficerët nuk janë të sigurt nëse ai njeri ka vepruar i vetëm.

Ndërkohë Luna ka thënë se kushdo që tërhoqi këmbëzën është një “frikacak”.

“Skena e krimit ishte e tmerrshme. Kishte gjak kudo”, tha shefi, duke kërkuar nga të gjithë që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë policinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...