Kisha Ortodokse e Ukrainës pavarësohet nga Kisha Ortodokse Ruse

PUBLIKUAR

Kishës së sapothemeluar të Ukrainës i është dhënë pavarësia, duke shënuar një hap historik të ndarjen nga Kisha Ruse. Kreu botëror i Kishës Ortodokse, Patriarku Bartholomeu, e ka nënshkruar dokumentin e pavarësimit të kishës sot në Stamboll.

Nënshkrimi i tij e zyrtarizon dhe e vë në fuqi njoftimin e muajit tetor për ndarje të Kishës Ukrainase. Ky veprim ka shkaktuar kundërpërgjigje të ashpër nga Rusia, ku kisha e tyre i ka ndërprerë marrëdhëniet me Kishën Ukrainase, duke thelluar kështu përçarjet në mesin e besimtarëve ortodoksë.

Kishat e Ukrainës kanë qenë nën autoritetin e liderëve ortodoksë rusë për shekuj të tërë. Patriarku i Stambollit e nënshkroi dekretin për pavarësimin e Kishës Ortodokse Ukrainase në prani të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...