Kipper Market bën hapjen e pikave të para në Kosovë!

PUBLIKUAR

Rrjeti I njohur i marketeve me produkte për konsum të përditshëm dhe higjienik – Kipper, të Enjten (24.11.2022) hap pikat e para të shitjes në Kosovë.
Brendi shqiptar i Maqedonisë së Veriut me mbi 100 markete në shtetin fqinjë, synon implementimin e “misionit” të tij edhe në vendin tonë, duke veçuar disa pika:

-Për Kipper, interesi i konsumatorit është më i rëndësishëm se çfarëdoqoftë fitimi afatshkurtër.
-Shitoret dekorohen pa harxhime të tepruara, ku produktet prezantohen nëpër kuti, duke i shmangur kështu harxhimet e panevojshme.
-Konsumatorët e Kipper paguajnë për vetë produktin, jo ambalazhin ose brendin.
-Konsumatorët, pa diskutim mund t’i kthejnë produktet nga të cilat janë të pakënaqur.

Siç e prezantuam edhe më lartë, Kipper përveç brendeve të njohura, ofron edhe brende private ku cilësia e lartë dhe çmimi më i ulët në treg janë veçoritë dalluese të kompanisë, duke krijuar një relacion të shkëlqyer me konsumatorin.

Të Enjten me 24 Tetor, hapen pikat e para në Ferizaj, Greme të Ferizajit, Lipjan dhe Shtime.
Planifikohen hapje të njëpasnjëshme çdo muaj.

Ashtu siç ja thotë edhe sllogani i kompanisë, me Kipper – Kurse çdo ditë!

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...