Kina tregon “muskujt”, nuk njeh deputetët e Hong Kongut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Pekini zyrtar bëri një ndërhyrje të paprecedentë në politikën e Hong Kongut, për të bllokuar dy ligjvënës që të merrnin detyrën.

Deputetët e zgjedhur, Sixtus Leung dhe Yau Wai-ching, që njihen për qëndrimin e tyre pro pavarësisë së Hong Kongut, nuk pranuan që të zotohen për aleanca ndaj Kinës gjatë betimit. Për këtë arsye, duke interpretuar një nen të një ligji në Hong Kong, Pekini tha se ata të dy s’mund të marrin detyrën, nëse nuk kanë kryer betimin siç duhet.

Kjo lëvizje e Kinës vjen pas disa javësh kaosi në legjislativin e Hong Kongut, teksa nuk kanë munguar protestat masive dhe përballjet me policinë. Tensioni u rrit ndjeshëm të dielën në mbrëmje, pas vendimit të Pekinit, që shtyu shumë banorë të Hong Kongut të protestojnë kundër kësaj ndërhyrjeje.

Zemërimi publik u rrit edhe më shumë kur shefi ekzekutiv i Hong Kongut, Cy Leung tha se qeveria e tij do të zbatojë vendimin e Kinës. Hong Kongu gëzon gjysmëautonomi sipas sistemit “një vend dhe dy sisteme”, që funksionon që prej vitit 1997, kur ai iu kthye Kinës nga Mbretëria e Bashkuar.

Por në Kushtetutën e Hong Kongut shkruhet se Pekini ka fjalën e fundit për interpretimin e ligjeve. Lëvizja e Hong Kongut për demokraci tha se ndërhyrja e Kinës sfidon lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e gjyqësorit, gjëra që nuk e shqetësojnë aspak Pekinin, që sheh panoramën e madhe.

Çdo diskutim për pavarësinë shihet si kërcënim në Kinë dhe kjo e fundit, as që mendon të lejojë dy anëtarë të zgjedhur të legjislativit të Hong Kongut, që të përdorin postin e tyre të lartë publik për të ofenduar Kinën dhe për të provomuar kombin e Hong Kongut.

Gjykatat e Hong Kongut respektojnë ende lirinë e premtuar, kur Britania i kthey territorin Kinës thuajse dy dekada më parë, por ndërhyrja e Pekinit tregon qartë qëllimin për t’i kufizuar këto liri. Tashmë topi kalon në fushën e aktivistëve të rinj prodemkracisë së Hong Kongut, sesi do të sfidojnë më tej Kinën. /tch/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...