Kina prezanton aeroplanmbajtësen e re që peshon 70 mijë ton, e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kina ka lëshuar në ujërat e saj aeroplanmbajtësen e parë që është prodhuar brenda Kinës, duke zgjeruar flotën e saj.

Aeroplanmbajtësja e re, emri i së cilës ende nuk është zbuluar është zbuluar, është transportuar nga toka në ujë në pjesën verilindore të Kinës, transmeton Telegrafi.

Kjo anije është shumë më e madhe Liaoning, aeroplanmbajtësja e parë kineze e cila ishte prodhuar nga Bashkimi Sovjetik.

“Krenaria” e re kineze peshon plot 70 mijë ton, është e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra.

Megjithatë, kjo aeroplanmbajtëse nuk pritet të futet në funksion të plotë deri në vitin 2020, pasi duhet të instalohen të gjitha pajisjet e nevojshme.

Fotografitë e postuara më poshtë, tregojnë se kjo anije ka hapësirë të mjaftueshme për fluturime dhe aterrime të dhjetëra aeroplanëve luftarakë.

Ndërkaq hangarët e ndërtuar në thellësi të anije mund të “strehojnë” nga 28 deri në 36 aeroplanë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...