Kina, emetuesi i parë në botë i gazit me efekt serrë miratoi dje një ligj të ri që takson ndotësit e mjedisit, ndërsa CO2 do të vijojë t’i shpëtojë sistemit të taksave.
“Ligji për taksën mjedisore, që shënjestron sipërmarrjet dhe institucionet u votua nga Komiteti i Përhershëm i Parlamentit kinez disa ditë pas një vale të ndotjes së atmosferës që shpalli në një pjesë të veriut të Kinës emergjencën e alarmit të kuq për gjashtë ditë. Kjo masë do të hyjë në fuqi më 1 janar 2018”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve “Hsinhua”, transmeton atsh.
“Ligji përcakton një çmim prej 1,2 juan (0,16 euro) për çdo njësi të emetimit të elementëve ndotës, për shembull 950 gramë të dioksidit të squfurit”, saktëson agjencia e lajmeve. Por CO2, elementi kryesor i gazit me efekt serrë përgjegjës për ngrohjen klimatike, nuk figuron në listën e ndotësve të sipërpërmendur.


