Kina ka filluar ndërtimin e aeroplanmbajtëses më të madhe në botë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Pamje të publikuara nga një think-tank në Uashington, shfaqin faktin që Kina është duke e ndërtuar aeroplanmbajtësen e tretë dhe më të madhe në botë, që sipas analistëve mendohet se do ta sfidojë superioritetin e SHBA-së në Azinë Lindore.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, lëshoi pamjet të cilat u shkrepën gjatë muajit prill, ku shfaqen ndërtimet kineze për këtë luftanije, të cilat po zhvillohen në Shanghai.

Kina nuk e ka konfirmuar se është duke e ndërtuar gjigandin e saj detar. Por Pentagoni tha javën e kaluar që puna për ndërtimin e saj ka filluar, e që me gjasë do të jetë më i madh se dy aeroplanmbajtëset e kaluara të ndërtuara nga shteti gjigand i Azisë.

Pamjet nga CSIS, i kanë mbështetur pretendimet e Pentagonit. Fotot satelitore tregojnë se aeroplanmbajtësja kineze, e tipit 002, është më e vogël se ajo amerikane, por që në rast se prodhohet tipi 003, ajo do ta ketë superioritetin ndaj asaj amerikane. Ende mbetet e paqartë nëse kjo e fundit do të ketë kapacitet nuklear, raporton Fox News, transmeton Gazeta Express.

Ndryshimi i marrëdhënieve politike e ka motivuar qeverinë kineze që t’i modernizojë forcat e saja të armatosura. Ushtritë amerikane dhe aziatike, gjithmonë e më shumë janë në kërkim të qëllimit se pse Kina po e ndërton këtë.

Ndërkohë, disa analistë mendojnë se ndërtimi i saj është një formë që Kina e ka zgjedhur që ta minojë strategjinë e superioritetit amerikan në Azinë Lindore.

Ian Storey, analist nga Singapori, tha për Reuters se aeroplanmbajtësja kineze e tipit 002, ka mundësi që i ka stresuar marrëdhëniet mes Kinës e SHBA-së, për shkak të rrezikut që shtetet rreth Kinës mund ta kenë.

“Nëse ndërtohet tipi 003, atëherë çdo luftanije japoneze apo indiane do të jetë e papërfillshme” tha Storey.

Aeroplanmbajtësja që po ndërtohet, sipas think-tankut, nuk ka gjasë që të jetë gati për përdorim deri në vitin 2020. Ndërkohë mediat shtetërore kineze, kanë raportuar Kina ka nevojë që ti ketë 6 aeroplanmbajtëse, për ta siguruar territorin e saj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...