Kim përsëri e kërcënon Amrikën: Do t’ju shkaktojmë vuajtjen më të madhe!

PUBLIKUAR

Pushteti i Koresë Veriore ka paralajmëruar mbrëmë se do t’i shkaktojë Amerikës “dhembje dhe vuajtje më të madhe” nëse vazhdon të kërkojë në KB ashpërsimin e sanksioneve në llogari të Koresë Veriore pas provës së gjashtë nukleare të këtij vendi, lajmëron agjencia shtetërore KCNA.

Ministria e jashtme e Koresë Veriore ka paralajmëruar se nëse Uashingtoni ndikon në miratim, siç pretendon, “të rezolutës joligjore në Këshillin e Sigurimit të KB, me të cilën përforcohen tashmë sanksionet e ashpra për Pheninin, Koreja Veriore do të ndërmarrë masa që SHBA të paguajnë çmimin”.

“Masat të cilat do t’i ndërmarrë do t’i shkaktojnë SHBA vuajtje dhe dhembje më të madhe në historinë e saj”, pretendohet në kumtesë, transmeton gazetametro.net.
“Bota do të jetë dëshmitare se si Koreja Veriore mund t’i zbusë gangsterët amerikan me një sërë masash të cilat do të jenë më të ashpra se ata mund të paramendojnë”, shtohet në kumtesë.

Këshilli i Sigurimit të KB do të mbajë seancën të hënën në kërkesë të Uashingtonit, dhe do të debatohet për sanksione të reja për Korenë  Veriore, të akuzuar se po e cenon paqen me programin e vet nuklear dhe balistik.

Koreja Veriore më 3 shtator ka kryer provën e vet të gjashtë nukleare me bombë hidrogjenike e cila është më e fortë se ajo atomike.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...