Kim Jong-un shkon në Rusi, takon Vladimir Putinin

PUBLIKUAR

Kim Jong-un i Koresë së Veriut dhe Vladimir Putin i Rusisë kanë premtuar të rrisin lidhjet ndërmjet tyre.

Të dy udhëheqësit shtrënguan duart në Ishullin Russky pranë qytetit të Vladivostok, në Rusi.

Kremlini zyrtar tha se udhëheqësit do të diskutojnë për denuklearizimin, por Kim gjithashtu pritet të kërkojë mbështetje nga Rusia pas mosmarrëveshjeve të krijuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klan Kosova.

Kim Jong-un dhe Donald Trump në bisedimet e tyre nuk arritën një marrëveshje mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

“Unë jam i bindur që vizita juaj sot në Rusi do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si mund ta zgjidhim situatën në gadishullin Korean dhe çfarë mund të bëjë Rusia për të mbështetur proceset pozitive që po ndodhin aktualisht”, tha Putin, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Jong-un se ky është “një takim shumë i dobishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilët kanë një miqësi dhe histori të gjatë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...