Kim Jong Un paralajmëron: Jemi afër një beteje nukleare

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka kryer me sukses një provë bombash me hidrogjen.

Sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, testi ishte 11 herë më i fortë se testi i fundit të Veriu e kishte bërë në janar të vitit të kaluar. Ky testim, gjithashtu ishte gjashtë herë më i fuqishëm se testi i shtatorit të kaluar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjatë një transmetimi në agjencinë shtetërore të lajmeve KNCA të Koresë së Veriut, Pyongyang thotë se është afër zhvillimit të një beteje nukleare të aftë për t’u pajisur me një raketë balistike ndërkontinentale.

Shefat e përbashkët të stafit të Koresë së Jugut thonë se ata zbuluan një valë sizmike nga 12.34-12.36 rreth Punggyeri, Koreja e Veriut, ndërsa Administrata e Kinës për Tërmetet tha se ndodhi një tërmet me magnitudë 6.3 në Korenë e Veriut.

Një tërmet i dytë gjithashtu u regjistrua me magnitudë 4.6, që dyshohet të jetë një shpërthim i ndonjë kolapsi strukturor, thonë raportet e lajmeve, që mund të shkaktohen nga shpërthimi i parë

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...