Kim Jong nuk ka të ndalur – Ky është kërcënimi i radhës

PUBLIKUAR

Koreja e Veriut është duke u përgatitur që të lëshojë një tjetër raketë balistike ndërkontinentale.

Alarmi është dhënë nga disa zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë, shkruan NBC News.

Këta ushtarakë, të cilët mbeten anonimë, thanë për NBC se lëshimi i raketës nga shteti komunist mund të ndodhë brenda 48 orëve.

Sipas tyre, satelitët kanë vërejtur lëvizje të raketave në Korenë e Veriut.

Javën e kaluar, Koreja e Jugut ngriti alarmin se Peniani po lëvizte një raketë drejt bregut të saj perëndimor.

Analistët thanë se shteti komunist do të lëshonte një tjetër raketë balistike më 9 shtator, në datën e themelimit të Republikës së Koresë Veriore.

Megjithatë, asnjë raketë nuk u lëshua.

Por, tashmë inteligjenca ushtarake amerikane ka informacione se Kim Jong po përgatitet që të lëshojë një raketë brenda disa orëve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...