Kiara Tito njofton se përfunduar xhirimet për emisionin e ri, teksa shfaqet tërë shkëlqim në njërën prej dukjeve

PUBLIKUAR

Moderatorja e njohur, Kiara Tito tashmë ka nisur punën për një projekt të ri televiziv.

Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania do të rikthehet në ekran me moderimin e spektaklit “Kepi i VIP-ave”.

Xhirimet e emisionit janë bërë në Turqi dhe nga atje 27-vjeçarja ka sjellur disa pamje edhe së fundmi.

Foto: Kiara Tito/ Instagram

Kiara ka zbuluar një nga dukjet e saj duke pozuar për disa imazhe që i ndau me fansat në InstaStory.

Kiara shihet e veshur me një fustan të gjatë dhe elegant të markës Chanel, ndërsa e kompletoi paraqitjen me makijazh të theksuar dhe flokët e kapura në topuz.

“Përfunduam xhirimet, shihemi së shpejti”, ka shkruar Kiara teksa dukej tërë shkëlqim.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Ndryshe, krahas kësaj, prezantueses po i ecë mbarë edhe në jetë personale teksa po shijon marrëdhënien me fituesin e BBVA, Luiz Ejlli.

Kujtojmë që Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë me martesë gjatë një ceremonie madhështore në natën finale të Big Brother VIP. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...