Kiara Tito bën ëndrrën realitet, nxjerr në shitje linjën e rrobave të larjes

PUBLIKUAR

Prezantuesja Kiara Tito ka qenë një prej personazheve më të përfolur të këtij viti në shoubizin shqiptar

Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania dhe martesa me fituesin e këtij programi, Luiz Ejlli, bëri që ajo të vihet në qendër të vëmendjes.

Tani pas mbarimit të BBVA, jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht dhe mënyra për të arritur deri te realizimi i ëndrrave të saj, është më e mundshme se kurrë.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito (Foto: Kiara Tito/Instagram)

Dhe pikërisht këtë gjë, moderatorja e ka bërë së fundmi me nxjerrjen në treg të linjës së saj të parë të rrobave të banjës për femra.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Kiara shfaqe krahas një modeleje me bikini, të cilat janë një nga dizajnet e këtij koleksioni.

Në mbishkrimin e fotografisë, banorja e Big Brother VIP Albania 2 shkroi se nxjerrja në treg e një linje të tillë, vjen si përfundim i një pune të bërë me përkushtim prej muajsh.

Kiara Tito (Foto: Kiara Tito/Instagram)

“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar njëkohësisht duke qenë se më në fund mund të ndaj me ju këtë projekt të ri për të cilin po punoj prej disa kohësh. Linja ime e parë e rrobave të banjës është tashmë ‘online’ dhe mezi pres t’i shoh veshur tek ju”, shkroi mes të tjerash Kiara.

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...