“Kiara” quhet kënga më e re e Luiz Ejllit

PUBLIKUAR

Regjisori Xhulian Shabani me një status në Facebook ka treguar se si quhet kënga e re e Luiz Ejllit, derisa ai pritet që t’ia bëjë regjinë asaj

Luiz Ejlli ka filluar sot xhirimet e këngës së tij më të re “Kiara” dhe këtë e ka bërë të ditur regjisori i kësaj kënge Xhulian Shabani.

Regjisori kumanovar me anë të një postimi në Facebook ka treguar edhe si quhet kënga e re e Luizit dhe sipas tij ajo quhet Kiara.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar fillimisht ai.

Tutje, Xhuluani ka treguar edhe pse pauzoi për pak kohë.

“Pauza e shkurtër në pjesën e showbizit ishte e nevojshme, por tani jam më gati se kurrë për të kthyer me fuqi të dyfishtë dhe me projekte mahnitëse. Një përshëndetje e veçantë për të gjithë ju nga Luiz Ejli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mê tha qe ju don 😊”.

Pjesë të kësaj kënge të Luizit ishin shfaqur edhe në Fiks Fare ku Luizi kishte treguar se do të jetë në xhirime më 19 shkurt.

Kujtojmë që Luizi është martuar me Kiarën gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania, edhe pse ka dyshime që kjo martesë është false dhe askush deri me sot nuk e ka konfirmuar atë që është zyrtare, madje as Top Channel që vetë e organizoi atë.

Me sa duket kënga është duke u xhiruar në Berat pasi që Luizi është shfaqur me një video live nga ky qytet gjatë ditës së sotme. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...