Kia dhe Hyundai sëshpejti me makinat moderne që kontrollohen nga telefonat e zgjuar (Foto)

PUBLIKUAR

Me një klikim në telefonin e zgjuar, mund të kryhet mbushja e baterive të makinës elektrike

Telefonat e zgjuar, pritet të kenë rol të rëndësishëm në raport me makinat moderne, transmeton Telegrafi. Në shtet e ofrohen shërbimet e Uber dhe Lyft, gjithçka kryhet nëpërmjet aplikacioneve telefonike.

Shumë prodhues, ofrojnë makina që mund të hapen, mbyllen dhe ndizen, madje edhe parkohen me urdhrin nga telefoni.

Lista e shërbimeve pritet të zgjatet, me sistemin e avancuar të cilin po e krijon Kia dhe Hyundai. Këta prodhues nga Koreja e Jugut, dëshirojnë që makinat moderne të kontrollohen nga telefonat e zgjuar, nëpërmjet Automated Valet Parking System.

Qëllimi i sistemit, është që t’i kursej shoferët nga rradhët e pritjes në pikat mbushëse të baterive. Vetura do të niset vet dhe do të gjejë pikën e lirë, për të vazhduar më pas në mënyrë autonome në parking.

Detajet e sistemit ende nuk janë treguar, por thuhet se është i mundur vetëm për makinat me nivelin e katërt të vozitjes autonome, që lansohet gjatë vitit 2021. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...