Khedira thotë se s’largohet nga Juventusi në janar, pavarësisht se është lënë jashtë skuadrës

PUBLIKUAR

Sami Khedira ka këmbëngulur se nuk do të largohet nga Juventusi në janar, edhe pse synon të luajë në Premierligë dhe se ende është në kontakt me Carlo Ancelottin dhe Jose Mourinhon.

Mesfushori veteran është lënë jashtë skuadrës së Juventusit në të gjitha garat këtë sezon, por ka kontratë me bardhezinjtë deri në qershor të vitit 2021 dhe vazhdon të jetë ndër më të paguarit në klub, transmeton Gazeta Express.

“Nëse nuk mund të japësh gjithçka në ndeshje, atëherë përpiqesh ta bësh në stërvitje apo jashtë fushës”, tha Khedira për ZDF-në.

“Kur të largohem, dua që tifozët e Juventusit të më mbajnë në mend si lojtar të madh. Gjendja e tanishme nuk është shkaku i Andrea Pirlos dhe nuk jam i zemëruar për këtë. E kuptoj mënyrën sesi ai dëshiron të luajë futboll”, shtoi ai.

“Nuk do të largohem në janar sigurisht. Do ta respektoj kontratën deri në verën e vitit 2021. Nëse më vjen mundësia, Premierliga mund të jetë opsion. Bisedoj me Ancelottin dhe Mourinhon, sepse nuk e kam humbur kurrë kontaktin me ta prej kohës kur ishim në Real Madrid”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...