Këto ushqime përmbajnë më shumë kalcium se një gotë qumësht lope

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Është mirë t’i hani më shpesh

Zakonisht, kur duam të rrisim përqendrimin e kalciumit, konsumojmë qumësht. Gabim i madh, nëse pyet nutricionistët.

Kalciumi njihet si një lëndë ushqyese që ruan sistemin kockor, dhëmbët dhe thonjtë, por gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit nervor, organeve të tretjes, muskujve, metabolizmit dhe qarkullimit të gjakut.

Është shumë e rëndësishme nëse vuani nga dhimbje koke të shpeshta, astma, alergji, ulje e dëshirës seksuale, akne, hipertiroidizëm, ankth, si preventivë e mpiksjes së gjakut etj., transmeton Telegrafi.

Farat Chia

Farat magjike chia në 100 gramë kanë, besoni apo jo, më shumë se 630 miligramë kalcium! Zakonisht konsumohen me kos ose në sallatë, ndërsa vitet e fundit adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm shijojnë veçanërisht puding chia, që shpesh e bëjnë vetë.

Sardelet

Ka rreth 400 miligramë kalcium në 100 gram sardele dhe gjithashtu do të gjeni shumë acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D në to.

shutterstock

Portokalli i shtrydhur

Portokalli i shtrydhur është një burim shumë i pasur i vitaminës C, por edhe i kalciumit – ka rreth 350 miligramë në një gotë!

Salmoni

Padyshim që peshku më i shëndetshëm përmban shumë lëndë ushqyese super të shëndetshme dhe është interesant fakti se 150 gramë salmon përmban rreth 340 miligramë kalcium.

 

Lexo po ashtuKëto ushqime furnizojnë trupin tuaj me kalcium natyral, i cili është vendimtar për shëndetin e kockave

 

Fiqtë

Një filxhan nga ky frutë me lëng përmban rreth 320 miligramë kalcium, por nuk duhet konsumuar çdo ditë, sepse është një ushqim jashtëzakonisht me kalori.

Bajamet

Nga të gjitha frutat me gurë, ky frut përmban më së shumti kalcium – rreth njëzet bajame përmbajnë rreth 75 gramë të këtij minerali, po ashtu ka edhe fibra bimore, vitamina të ndryshme… /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...