Këto pemë dhe perime kanë më së paku sheqer dhe janë e shkëlqyeshme për të gjithë ata që dëshirojnë të dobësohen

Pemët përmbajnë fibra dhe përbërës ushqyes shumë të rëndësishëm dhe vitamina, antikosidante, mirëpo bashkë me perimet na ndihmojnë që të luftojmë me sëmundjet e rrezikshme siç është kanceri

Këto pemë dhe perime kanë pak sheqer dhe janë të shkëlqyeshme në situatat kur na duhet shtesë sheqeri në mënyrë që të arrijmë ta kalojmë ditën, transmeton Telegrafi.

E SPONZORIZUAR

Avokadoja

Zëvendësim i shkëlqyeshëm i ëmbëlsirave. Kjo pemë është shumë e shijshme dhe ka pak sheqer dhe për këtë shkak është e shkëlqyeshme si zëvendësim për desertin klasik të mbushur me sheqer. Zëvendësojeni ëmbëltuesin tuaj me këtë pemë dhe shtojeni në smothie, lëngje dhe ëmbëlsira.

Mollët

Janë të shkëlqyeshme si zëmër (ushqim mes racionesh) për shkak të përqindjes së madhe të fibrave të cilat i përmban, mirëpo absorbojnë ujin dhe na bëjnë që të ndihemi të ngopur një kohë të gjatë. Është treguar që ndikojnë në zvogëlimin e kolesterinës së keqe.

Grejpfruti

Ka më së paku sheqer, por edhe është më e hidhur se çdo pemë tjetër. Me vetëm gjysmë grejpfruti do të fusni në organizëm dozën e rekomanduar të vitaminës C. Kujdes me këtë pemë nëse pini ndonjë ilaç dhe patjetër konsultohuni me mjekun tuaj nëse mund të hani këtë pemë në rast se jeni në ndonjë terapi.

Limeta

Në një frutë të plotë ka vetëm një gram sheqer. Me një frutë do të fusni një të tretën e dozës ditore të vitaminës C, andaj më shpesh konsumoni në mënyrë që t’i hidhni në sallatë apo në mish peshku.

Shalqiri

Amino-thartirat nga kjo pemë u ndihmojnë sportistëve që shpejt të këndellen pas treningut të lodhshëm. Shalqiri është shumë i pasur me andioksidantinlikopen.

Dredhëzat

Hani të freskëta dhe pa i shtuar sheqer. Janë të pasura me vitaminën C dhe me antioksidantë të tjerë, kanë në vete fibra dhe mund të pengojnë inflamacionin në organizëm.

Ullinjtë

Porcioni i kontrolluar nuk do t’ju dëmtojë. Çelësi i suksesit dhe i përparësive të ushqimit mediteran fshihet në ullinj. Ullinjtë zvogëlojnë presionin te femrat të cilat kanë tension të ngritur të gjakut dhe vuajnë nga hipertensioni. Në treg gjenden shpesh të konservuara në ujë të njelmët, andaj kujdesuni për sasinë e porcionit të cilën e merrni.

Kastraveci

Edhe pse gjithë kohës kemi menduar që është perime, kastraveci në të vërtetë është pemë. Është i shkëlqyeshëm si zëmër.

Domatja

Karatenoidë likopeni është një ndër përbërësit me të cilët është e pasur domatja dhe e mbron lëkurën nga rrezet UV, forcon eshtrat dhe pengon astmën.

Kungulleshat

Kungulleshat kanë më pak qull se patatet dhe buka. Edhe pse kanë më shumë qull sesa pemët e tjera të sipërpërmendura, sërish kanë më pak qull sesa buka dhe patatja. Ndihmojnë në stabilizimin e presionit të gjakut, ndërsa ngadalësojnë tretjen dhe mbajnë të shëndetshëm traktin digjestiv dhe kështu ju mbrojnë një kohë të gjatë. /Telegrafi/