Këto janë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Francë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Ministria e brendshme e Francës ka kumtuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Francë, në bazë të 97% të votave të numëruara. Centristi Emmanuel Macron kryeson me 23.86% të votave i pasuar nga kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, me 21.43% të votave.

Këta dy kandidatë do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve me 7 maj. Kandidatët e tjerë morën këto përqindje të votave: kandidati republikan,Francois Fillon, mori 19.94% të votave, kandidati ultra i majtë, Jean Luc Melenchon, mori 19.62% të votave ndërsa kandidati socialist, Benoit Hamon, mori vetëm 6.35% të votave ani se presidenti aktual në Francë, Francois Hollande, është nga kjo parti. Në zgjedhje morën pjesë edhe 6 kandidatë të tjerë me përqindje të vogël të votave, raporton Gazeta Express.

Mediat raportojnë se këto janë zgjedhjet e para presidenciale franceze në disa dekada ku nuk do të ketë pjesmarrje në balotazh të partive tradicionale franceze që dhanë presidentë, republikanët dhe socialistët.

E veçanta tjetër e këtyre zghedhjeve ishte saktësia e madhe e sondazheve të agjensive të ndryshme që ishin mjaft të përpikta në parashikimet e tyre. Të gjitha sondazhet i kishin dhënë përparësi fituesit të raundit të parë, Emmanuel Macron, me rreth 24% të votive, ndërsa për Le Pen parashikimi ishte në 22%.

Sondazhet parashikojnë një fitore të lehtë të Macron ndaj Le Pen, me rezultat 64% ndaj 36% në favor të kandidatit centrist në përballjen e tyre në balotazh me 7 maj./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...