Këto janë përfitimet që i marrim nga çokollata

PUBLIKUAR

Sa më shumë që shkencëtarët mësojnë gjëra të reja rreth çokollatës, aq më mahnitëse duket ajo.

Çfarë përfitime tjera mund të sjellë ky ushqim i shijshëm, përveç ndjenjës së njohur të kënaqësisë?

Ja një listë e shkurtër e përfitimeve nga çokollata.

Sipas hulumtimeve të fundit, çokollata mund të ndikojë pozitivisht në inteligjencë, duke rritur qarkullimin e gjakut në tru. Efekti i kësaj është se ajo mund të jetë e mirë për përmirësimin e memories dhe përqendrimit të njeriut, si dhe mund të ndihmojë në përshpejtimin e reaksioneve.

Çokollata është e mirë për lëkurën e njeriut. Një studim gjerman zbuloi se grave të cilëve u është dhënë të konsumojnë çokollata me kokos çdo ditë për një periudhë prej tre muajsh, e kishin lëkurën më të butë dhe të hidratuar, me gjasë si rezultat i përmirësimit të qarkullimit të gjakut.

Çokollata mund të ofrojë disa nivele të mbrojtjes kundrejt sëmundjeve të zemrës. Hulumtuesit zbuluan se konsumimi i çokollatës së errët redukton hipertensionin, nivelet e kolesterolit, dhe e shton mbrojtjen kundrejt mpiksjeve të gjakut.

Çokollata duket se i bën njerëzit të ndihen më mirë. Për atletët, kjo mund të vijë në formë të kohës së përmirësimit pas periudhave të ushtrimeve, dhe për gratë kjo mund të vijë në formë të përvojës së përmirësuar seksuale (çokollata PO që duket të jetë një afrodiziak), transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...