Këto janë marrëveshjet që do të shqyrtohen në mbledhjen e përbashkët e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri (Dokument)

PUBLIKUAR

Të premten në Prishtinë mbahet takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare, dhe fillon në orën 11:00. Në këtë takim pritet të shqyrtohen disa marrëveshje.

Në këtë mbledhje do të diskutohen shtatë marrëveshje.

Marrëveshjet:

-Marrëveshja, për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore,

-Marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore

-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik

-Marrëveshje për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese

-Marrëveshja për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

-Marrëveshje e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë

-Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë

Kjo mbledhje e cila mbahet të premten në Prishtinë, do të jetë e treta me radhë e këtij lloji, pas dy të parave të mbajtura fillimisht në Prizren, dhe më pas në Tiranë. /lajmi.net/

marreveshjet

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...